Putini akuzon fuqi të huaja për sulmimin me dron ndaj bazave ruse në Siri

2018-01-12 09:43:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria ruse e Mbrojtjes ekspozoi disa dronë që mendohet se janë përdorur për të sulmuar dy baza ushtarake ruse në Siri.

Presidenti Vladimir Putin akuzoi fuqi të huaja për përgatitjen e sulmit dhe ngritjen e tensioneve midis Rusisë dhe Turqisë.

Ai tha se qeveria ruse e di se kush ndihmoi për realizimin e sulmit dhe u shpreh i bindur se udhëheqja dhe ushtria e Turqisë nuk ishin të përfshirë.

"Unë sapo fola me presidentin e Turqisë, subjektet për të cilat biseduam, përfshijnë këtë situatë. Jam i sigurtë se ushtria turke, qeveria turke dhe udhëheqja turke nuk kanë të bëjnë fare me të. Një pjesë e zonës Idlib duhet të kontrollohet nga Turqia, por sinqerisht, edhe ne gjithashtu humbim ndonjëherë kontrollin mbi atë që ne kontrollojmë. "

Putini tha gjithashtu se sulmi kishte për qëllim të pengonte marrëveshjen e armëpushimit Rusi-Turqi-Iran.

Sulmi me dronë ndodhi vetëm pak javë pasi Putini shpalli fitoren në Siri dhe urdhëroi tërheqjen e pjesshme të forcave ruse. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore