Mbyllet me sukses Viti i Medias Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore 2017

2018-01-12 19:06:06 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u mbajt në Pekin ceremonia e mbylljes së Vitit të Medias Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore për vitin 2017. Njëkohësisht u zhvillua ceremonia e hapjes së Vitit të Bashkëpunimit Lokal Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore për vitin 2018.

Në fjalimin e mbjtur në ceremoninë e mbylljes, zv.drejtori i Administratës Shtetërore të Shtypit e Radio-Film-Televizionit Tong Gang u shpreh se sistemi i bashkëpunimit "16+1" ka krijuar shanse të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit të mediave. Organizimi i Vitit të Medias ka luajtur një rol të rëndësishëm për shtimin e miqësisë tradicionale e të njohjes reciproke si dhe për nxitjen e zhvillimit të përbashkët të sektorit të medias.

Gjatë Vitit të Medias u zhvilluan mbi 50 projekte bashkëpunimi duke përfshirë dialogun e zëdhënësve të Kinës e të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ekspozitën e filmave, seminarin e gazetarëve etj. Krahas këtyre u xhiruan së bashku disa materiale televizive. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore