Kinë, tregtia e jashtme rritet 14.2% në 2017-n

2018-01-12 16:15:08 CRI Komenti juaj Printoni
Vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës u rrit mbi 14 për qind në vitin 2017 në krahasim me një vit më parë, duke arritur një xhiro vjetore prej afro 28 trilionë juanë (4 trilionë dollarë amerikanë), duke i dhënë fund një periudhe dyvjeçare rënieje të vazhdueshme.

Eksportet u rritën rreth 11 për qind duke arritur një vlerë prej 15 trilionë juanësh, ndërsa importet u rritën me 19 për qind duke arritur në 12 trilionë juanë.

Edhe vjet, vëllimi i përgjithshëm i suficitit tregtar u ul me 14 për qind, duke arritur në 440 miliardë dollarë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore