Mnuchin:SHBA-ja planifikon rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

2018-01-12 17:10:11 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin u shpreh se administrata e Trump-it ka në plan të rivendosë sanksionet ndaj Iranit.

Mnuchin i bëri komentet përpara marrjes së vendimit të Trump-it nëse do të rikthejë sanksionet e pezulluara ekonomike pas shpërbërjes së instalimeve për pasurim të uraniumit, në kuadrin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore.

Mnuchin tha për mediet se vendimi zyrtar i presidentit të SHBA-së Donald Trump pritet të dalë deri të premten sipas orës vendore. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore