Kina publikon renditjen e parë të qyteteve model të ndërtimit të sistemit të kredisë sociale

2018-01-11 17:33:13 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës dhe institucione të tjera shpallën të martën fazën e parë të ndërtimit të sistemit të kredive sociale. Në fazën e parë të këtij programi pilot janë përfshirë 12 qytete. Autoritetet vendore do të ndërtojnë një platformë për shpërndarjen e informacionit për kreditë publike, do të hartojnë listën e kuqe dhe listën e zezë dhe do të marrin masa novatore për ndërtim e sistemit të kredisë sociale në këto qytete.

Sistemi ka filluar të ndërtohet së pari në Wenzhou, Yiwu, Xiamen, Suzhou dhe Hangzhou.

Zv./kryetari i Qendrës së Kredisë të qytetit Yiwu, Chen Qi, thotë se platforma e shpërndarjes së informacionit të kredive mblodh të dhëna nga 52 departamente dhe mbi 100 institucione financiare dhe harton më pas një dosjen të përgjithshme për ndërmarrjet dhe individët.

Në Yiwu, sistemi i kreditimit është shpërndarë në çdo cep të qytetit.

"Ne kemi zhvilluar vlerësimin e kredisë për ndërmarrjet, nga shkalla A deri në E, për individët nga nota 0 deri në 200. Këto vlerësime përbëjnë lejen e qarkullimit të këtij qyteti."

Sipas autoriteteve, 11 qytetet e përfshira në këtë, si Yiwu, duhet të plotësojnë disa standarde për të ndërtuar sistemin e kredisë, duke përfshirë çdo hollësi në dosjen e plotë. Përveç këtyre, këto qytete që hartojnë listën e kuqe dhe të zezë, duhet të trajnojnë institucionet e shërbimit të kredisë.

Eksperti i Qendrës së Shkëmbeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës, Xu Hongcai, thotë se një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të këtij sistemi të kredisë shoqërore lidhet me shpërblimet dhe ndëshkimet që mund të kryhen nga ndarja e informacionit.

"Për shkak se ekonomitë e tregut përfshijnë sistemin e kredive, niveli i kredisë së ndërmarrjeve apo individëve mund të përcaktojnë tërë mjedisin e biznesit dhe potencialin e zhvillimit. Pra, forcimi i ndërtimit të sistemit të kredisë do të vijë nga ndarja e informacioneve nga institucionet në ndryshme. Për shembull nëse një ndërmarrje i shkel kushtet dhe afatet e kredisë, ajo mund të futet në listën e zezë dhe t'i ndalohet marrja e kredive të tjera, por ndërmarrjet dhe individët që kanë rekorde pozitive mund të shpërblehen, duke forcuar zhvillimin e biznesit të tyre."

Rrjeti i mbledhjes së informacionit për sistemin e kreditimit të Kinës po zgjerohet vazhdimisht dhe qeveria, në hapin tjetër, synon të nxitë më shumë njësi vendore për të ndërtuar një sistem të tillë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore