Kolumbi, procesi i paqes vihet në rrezik pas sulmeve të guerileve

2018-01-11 10:36:18 CRI Komenti juaj Printoni

Një seri sulmesh që mbajnë autorësinë e lëvizjes guerile Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) të Kolumbisë e kanë nxitur qeverinë për të pezulluar negociatat e paqes me rebelët, duke vënë në rrezik armëpushimin që u dha fund mbi 50 vjet konfrontimesh të armatosura.

Të mërkurën në mëngjes, gjatë një fjalimi në televizion, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos njoftoi se ka vënë në dijeni kryenegociatorin e tij, aktualisht në Kuito të Ekuatorit ku po zhvillohen bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, lëvizja e fundit aktive guerile në Kolumbi.

"Kam biseduar me kryenegociatorin e qeverisë në Kuito që të kthehet menjëherë për të vlerësuar të ardhmen e procesit," deklaroi presidenti.

Armëpushimi qëndroi në fuqi nga 1 tetori i vitit 2017 deri më 9 janar në mesnatë.

Ishte hera e parë në historinë e kësaj lëvizjeje guerile, e frymëzuar nga revolucioni kuban dhe e krijuar në vitin 1964 nga një kryengritje e popullsisë fshatare, që nënshkroi një marrëveshje të këtij lloji. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore