Koreja e Jugut cakton fonde për viktimat e skllavërisë seksuale gjatë luftës

2018-01-10 11:04:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomatja e Koresë së Jugut tha se qeveria koreanojugore do të caktojë fonde për të mbështetur viktimat e skllavërisë seksuale të ushtruar nga forcat japoneze gjatë luftës, duke përsëritur qëndrimin e Seulit se marrëveshja e 2015-s me Japoninë nuk mund të zgjidhë krimet kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës.

Ministrja e Jashtme, Kang Kyung-wha, tha se marrëveshja e 2015-ës nuk pasqyron mendimet e viktimave.

Sipas Kang, vendi i saj nuk do të kërkojë rifillim të negociatave me qeverinë japoneze mbi marrëveshjen, pasi marrëveshja e vitit 2015 ishte një marrëveshje zyrtare midis qeverive të të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono, tha të martën se Japonia nuk mund ta pranojë qëndrimin e ri politik të Koresë së Jugut mbi këtë marrëveshje.

Qeveria e re e Koresë së Jugut e presidentit Moon Jae-in, ka zbuluar se pas marrëveshjes së 2015-s fshihen marrëveshje sekrete.

Njoftohet se marrëveshjet sekrete i kërkonin Seulit të pranonte kërkesën e Tokios për të bindur viktimat që të pranonin marrëveshjen dhe të mos përdornin shprehjen "skllavëri seksuale".

Mrekulli
Lajmet Kryesore