2018-01-10 10:43:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria britanike ka planifikuar t'u ofrojë bizneseve dhe individëve një kohë përshtatjeje tremujore pas daljes nga BE-ja.
Propozimi u bë si pjesë e një vargu lëshimesh lidhur me projekligjin e largimit nga Unioni.
Në një deklaratë, Departamenti i Brexit-it tha se ka punuar me deputetët dhe ka dëgjuar sugjerimet e tyre për të siguruar zbatimin e funksioneve të kodit ligjor në ditën e daljes.
Faza e dytë e negociatave të Brexit-it duhet të fillojë së shpejti, duke përfshirë rregullimet kalimtare pas "Brexit"-it dhe bashkëpunimin ekonomik e të sigurisë në të ardhmen.
Kryeministrja britanike Theresa May tha se duhen parashikuar të gjithë skenarët e mundshëm, duke përfshirë edhe mosarritjen e ndonjë marrëveshjeje, por ajo është e bindur se të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre pas Brexit-it.(Zhan Dian/Artan)