Turqia arreston 109 të dyshuar për grushtin e shtetit

2018-01-10 10:43:19 CRI Komenti juaj Printoni

Policia turke arrestoi të martën të paktën 109 të dyshuar, përfshirë 56 ushtarakë, të cilët besohet se kanë lidhje me grushtin e dështuar të shtetit të korrikut të vitit 2016.

Policia i akuzon të dyshuarit si të lidhur me "Lëvizjen Gulen" që drejtohet kleriku Fetulah Gulen në ShBA. Policia turke kreu arrestime në mbi 25 provinca të vendit, si dhe veriun e Qipros.

Grushti ushtarak dështoi më 15 korrik 2016. Si pasojë u vranë 250 veta. Qeveria turke mendon se Fetulah Gulen, një klerik që banon në ShBA ishte drejtuesi i këtij grushti, ndërkohë që Ankaraja e ka shpallur 'Lëvizjen Gulen' një organizatë terroriste dhe kërkon ekstradimin e klerikut.

Pas grushtit, Turqia zhvilloi veprimtari spastrimesh në radhët e ushtrisë dhe të administratës. Sipas një raporti, mbi 150 mijë veta janë shkarkuar ose pezulluar nga puna dhe mbi 55 mijë janë arrestuar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore