Sateliti amerikan i spiunazhi dyshohet i humbur pas lëshimit

2018-01-10 10:24:13 CRI Komenti juaj Printoni

Media amerikane njoftoi se një satelit i mbledhjes së informacionit të klasifikuar, që u lëshua të dielën me raketën e kompanisë SpaceX nuk arriti në orbitën e duhur dhe ka mundësi të ketë humbur.

Mësohet se sateliti Zuma nuk është ndarë nga raketa Falcon 9 dhe ka mundësi të jetë thyer apo zhytur në det.

Sipas njoftimeve, deri tani nuk ka shenja për dëmtime apo ndërhyrje të tjera.

Sateliti Zuma u lëshua të dielën në mbrëmje me raketën Falcon 9 nga një bazë e forcave ajrore në Florida.

Megjithatë, një deklaratë e kompanisë SpaceX thotë se raketa Falcon 9 u shfaq normalisht gjatë misionit. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore