Kryeministrja britanike riorganizon qeverinë mes kritikave

2018-01-10 16:26:28 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministrja britanike Theresa May bëri deklaratën e saj të parë të martën pas riorganizimit të kabinetit.

May komentoi se diversiteti në qeverinë e saj sjell një gjeneratë të re ministrash të kualifikuar, të cilët do të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

May u përball me kritika në ditën e parë të riorganizimit të kabinetit, përfshi ato nga disa politikanë të Partisë Konservatore.

Një nga ndryshimet më të mëdha në ekipin e saj ishte dorëheqja e ministres së Arsimit, Justine Greening. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore