Video/  Presidenti francez Emmanuel Macron mbërrin në Pekin

2018-01-09 17:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të hënën pasdite në Pekin. Ai u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Kreu i shtetit francez ndodhet për një vizitë zyrtare treditore në Kinë me ftesën e presidentit kinez Xi Jinping.

Kjo është vizita e parë e presidentit Macron në Kinë dhe ajo pritet të ketë një domethënie të rëndësishme për marrëdhëniet kino-franceze.

Macron-i e nisi vizitën e tij në Kinë po të hënën nga Xian-i, kryeqendra e provincës Shaanxi dhe pika e nisjes së Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore