Rusia reagon për mosmarrëveshjet tregtare me BE-në

2018-01-09 10:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia nuk do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë për shkak të mosmarrëveshjes me Bashkimin Europian mbi importimin e mishit të derrit, theksoi të hënën Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, vendet e BE-së vendosën një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj duke ndaluar importimin e mishit derrit dhe produkteve të tij nga Blloku. Për këtë ndalim BE-ja iu drejtua Organizatës Botërore të Tregtisë për anulimin e ndalimit. Dhe në gushtin e vitit 2016, OBT-ja gjykoi se masa i Rusisë për ndalimin e importimit kishte shkelur rregullat e organizatës. Megjithatë, ky vendim nuk është zbatuar.

Mosmarrëveshja u thellua kur mediat njoftuan së fundi se BE-ja kërkon një kompensim prej 1.39 miliardë eurosh nga Rusia për humbjet ekonomike. Zv./kryetari i parë i Komitetit Ekonomik të Dhomës së lartë të parlamentit të Rusisë Sergei Kalashnikov u shpreh se vendi i tij do marrë në konsideratë tërheqjen nga OBT-ja nëse do të ketë një vendim tjetër kundër interesave të Rusisë. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore