Britani, kryeministrja May riorganizon kabinetin

2018-01-09 09:46:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May vendosi riorganizimin e ekipit të saj të ministrave.

Sidoqoftë, Philip Hammond qëndron në detyrën e Sekretarit të Thesarit, Boris Johnson mbetet sekretar i Jashtëm dhe Amber Rudd qëndron në krye të çështjeve të brendshme si sekretare kryesore.

Gjithashtu mbetet në kabinet sekretari i Brexit, David Davis, një anëtar kyç i ekipit të May-it që ndërtoi axhendën e Britanisë jashtë Bashkimit Europian.

David Lidington zëvendëson Damian Green si ministër i Kabinetit. Green, një nga aleatët më të besueshëm të May-it, dha dorëheqjen pas ngritjes së akuzave për ngacmime seksuale.

Sekretari për Irlandën e Veriut, James Brokenshire u dorëhoq, duke theksuar arsyet shëndetësore për vendimin e tij.

(bjh / soundbites / 0109 Brokenshire, in English)

"Dëshira ime e sinqertë për të gjithë në Irlandën e Veriut është të shoh formimin e një qeverie të decentralizuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Palët në Irlandën e Veriut kanë dalë mbi çështje të mëdha në të kaluarën dhe mendoj se është detyrë dhe përgjegjësi për to tani për të formuar një qeveri të decentralizuar që do të vazhdojë shërbimin ndaj popullit të Irlandës së Veriut".

Ndryshime të mëdha në ekipin ministror të May-it mund ndodhin të martën.

May pritet të largojë disa ministra dhe të rekrutojë deputetë të rinj të zgjedhur së fundi. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore