Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore

2018-01-09 16:41:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të mediave verikoreane, vendi do të dërgojë një delegacion për të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore që do të mbahet në shkurt në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Njoftimi vjen në një kohë kur Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut nisën bisedimet e para dypalëshe të nivelit të lartë në dy vjet.

Takimi nisi mëngjesin e së martës, në fshatin Panmunjom, ku u hap të mërkurën e kaluar një kanal komunikimi ndërkufitar.

Linja telefonike ndërkoreane u pezullua kur Seuli mbylli një park industrial në qytetin kufitar Kaesong, pas një prove bërthamore të Phenianit në vitin 2016.

Bisedimet ndërkoreane u propozuan pas fjalimit më 1 janar me rastin e Vitit të Ri të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e delegacionit të Koresë së Veriut në këtë Olimpiadë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore