Macron niset për një vizitë shtetërore në Kinë

2018-01-08 10:34:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë të hënën.

Ai do të jetë gjithashtu udhëheqësi i parë evropian që viziton Kinën që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, i zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë qëndrimit në Pekin, Macron-i do të takohet me udhëheqësit kinezë, përfshirë edhe presidentin Xi Jinping.

Presidenti francez gjithashtu do të vizitojë Qytetin e Ndaluar.

Gjatë vizitës treditore, Macron-i do të vijojë traditën e udhëheqësve të mëparshëm francezë, duke shkuar edhe në qytetin e Xian-it për të parë Ushtrinë e famshme prej Terrakote.

Mrekulli
Lajmet Kryesore