Bullgaria përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-BE

2018-01-08 10:04:48 CRI Komenti juaj Printoni

Bullgaria do të bëjë më shumë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Europian, tha të dielën në Stamboll, kryeministri bullgar Boyko Borisov.

Kreu i qeverisë bullgare i bëri këto komente gjatë ceremonisë së rihapjes së kishës ortodokse të Shën Stefanit. Sipas tij, Turqia është vendi më i madh fqinj i Bashkimit Europian, që zotëron edhe ushtrinë më të madhe në këtë rajon. "Palët duhet të bëjnë çmos për të nxitur normalizimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Brukselit," theksoi Borisov.

Ndërkohë homologu i tij turk, Bilani Yildirim, shpresoi për shtimin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian gjatë mandatit të Bulgarisë si vendi kryetar i radhës i bllokut.

Turqia aplikoi për anëtarësimin në BE në vitin 1987 dhe e fitoi kandidaturën në vitin 1999. Bisedimet zyrtare filluan në vitin 2005, por përparimi është shumë i ngadalë. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore