Koreja e Jugut merr listën e anëtarëve të delegacionit të Koresë së Veriut

2018-01-08 20:16:50 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut konfirmoi se ka marrë listën e zyrtarëve të Koresë së Veriut që do të jenë të pranishëm të martën në bisedimet ndërkoreane të nivelit të lartë.

Emrat e anëtarëve të delegacionit verikorean u mundësuan përmes linjës së komunikimit në Panmunjom, një linje telefonike me Korenë e Jugut që u hap javën e kaluar pasi ishte mbyllur që nga fillimi i vitit 2016.

Delegacioni i Penianit do të kryesohet nga kreu i Ministrisë së Ribashkimit.

Në këtë grup bën pjesë gjithashtu edhe një anëtar nga Ministria verikoreane e Sporteve dhe Komiteti Olimpik. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore