Sasia e mineraleve të eksportuara rritet me 12%

2018-01-06 10:04:40 CRI Komenti juaj Printoni
Sasia e mineraleve të eksportuara është rritur me 12% gjatë 11 mujorit të vitit 2017, krahasuar me janar-nëntor 2016, bëri të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Kjo ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave nga renta minerare në eksport, të cilat sipas MFE-së, janë realizuar në vlerën 2.1 miliardë lekë, 4% ose 82 milionë lekë më shumë se plani.

Ndërsa të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë shënuar një ulje për shkak të rënies së sasisë së eksportuar me rreth 408 mijë ton e destinuar kjo për përpunim vendas dhe janë rritur me 278 milion lekë për shkak të rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me janar-nëntor 2016.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e grupit "minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" llogariten me 39.9 miliardë lekë minerale dhe lëndë djegëse gjatë 11 mujorit.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore