Tërmet 5.2 ballë në Malin e Zi, nuk ka njoftime për viktima

2018-01-05 10:01:37 CRI Komenti juaj Printoni

Një tërmet prej 5.2 ballësh goditi të enjten Malin e Zi, por deri tani nuk ka njoftime për viktima.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Malit të Zi, epiqendra e tërmetit është në Plavë në pjesën lindore të vendit, ku ka shkaktuar edhe disa dëme materiale.

Media vendore njofton se tërmeti është ndier në të gjithë territorin e vendit, por nuk ka shkaktuar panik. Lëkundjet e tij janë ndier po ashtu edhe në veri të Shqipërisë. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore