OKB-ja: 445 mijë afganë të zhvendosur nga lufta në vitin 2017

2018-01-04 10:42:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare në Afganistan njoftoi të mërkurën se në vitin 2017 gjithsej rreth 445 mijë civilë afganë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës dhe konfliktit në këtë vend.

Që nga fillimi i tetorit të vitit të kaluar, ushtria afgane ka qenë e angazhuar në luftime të vazhdueshme me militantët e grupit ekstremist "Shteti Islamik", duke bërë që një numër i madh civilësh të mbeten të pastrehë.

Që nga viti 2001, më shumë se 1 milion civilë në Afganistan janë zhvendosur për shkak të luftës ose përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.

Sipas statistikave të publikuara nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan më 13 tetor të vitit të kaluar, gjithsej 8019 civilë afganë u vranë ose u plagosën në konfliktet e ndryshme të armatosura në këtë vend në nëntë muajt e parë të vitit 2017. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore