Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mirëpret rihapjen e linjës së komunikimit mes dy Koreve

2018-01-04 10:25:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farhan Haq tha të mërkurën se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e përshëndet rihapjen e linjës së komunikimit midis Koresë së Veriut e Koresë së Jugut. Duke folur në një konferencë shtypi, Haq theksoi gjithashtu se dialogu midis dy Koreve është një zhvillim pozitiv.

Farhan Haq u shpreh se OKB-ja po vazhdon të bëjë përpjekje për të siguruar zbatimin e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe shpreson se përpjekjet më të mëdha diplomatike mund të ndihmojnë në arritjen e objektivit të një Gadishilli Korean pa armë bërthamore.

Sipas televizionit qendror koreanoverior, udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un urdhëroi të mërkurën rihapjen e linjës së komunikimit të Panmunjom-it midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore që do të zhvillohet në shkurt në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Po atë ditë, Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut konfirmoi se të dy palët zhvilluan një telefonatë 20-minutëshe nëpërmjet linjës telefonike të Panmunjom-it, me qëllim për të bërë një kontroll teknik të kësaj linje. Kjo është hera e parë e përdorimit të këtij kanali komunikimi që nga ndërprerja e tij në shkurt 2016. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore