Iran, mijëra vetë mblidhen në mbështetje të qeverisë

2018-01-04 10:21:53 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra banorë janë mbledhur në disa qytete kryesore të Iranit për të mbështetur qeverinë dhe për të kundërshtuar dhunën që ka shkaktuar viktima ditët e fundit.

Sipas njoftimeve të televizionit iranian, "Press TV", në Ahvaz, Abadan, Bushehr, Kermanshah dhe Qom, qytetarët kanë dalë në rrugë me flamuj dhe parulla në mbështetje të qeverisë.

Bëhet e ditur se një tubim proqeveritar do të mbahet të premten në Teheran.

Ditët e fundit, në shumë qytete iraniane shpërtheu një valë prostestash kundër politikave ekonomike të qeverisë, kryesisht rritjes së çmimeve. Mediat zyrtare iraniane njoftuan se nga protestat janë vrarë mbi 10 persona, 1 prej të cilëve ishte polic. Po ashtu janë shkatërruar dhe disa objekte publike. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore