OSHEE në 2018, më shumë investime për uljen e humbjeve në rrjet

2018-01-04 09:51:57 CRI Komenti juaj Printoni
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) këtë vit do të investojë 9 miliardë lekë për rikonstruksionin e rrjetit me qëllim uljen e humbjeve në rrjet.

Megjithëse gjatë vitit që lamë pas, OSHEE arriti të rrisë arkëtimet dhe të ulë ndjeshëm humbjet në rrjet, thatësira e tejzgjatur pa reshje do të ndikojë në një bilanc me tregues pozitiv optimal të kompanisë.

Gjatë vitit 2017 , OSHEE shpenzoi rreth 60 milionë euro për importin e energjisë elektrike, ndërsa shtyu deri në fund të vititn 2018, afatin e skemës lehtësuese për shlyerjen e abonentëve debitor nga OSHEE-ja.

OSHEE-ja parashikon të ulë në nivelin 24% humbjet në rrjet të energjisë elektrike për vitin. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore