Palestina dënon forcimin e kontrollit mbi Jerusalemin nga Izraeli

2018-01-03 11:02:23 CRI Komenti juaj Printoni

Pala palestineze ka dënuar miratimin nga parlamenti izraelit të martën të ligjit për forcimin e kontrollit të Jerusalemit. Zëdhënësi i Presidencës palestineze Nabil Abu Rudeineh u shpreh se ligji i miratuar nga parlamenti izraelit dhe njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit nga presidenti amerikan Dondal Trump janë vendime "të paligjshme" dhe përbëjnë "shpallje lufte" ndaj popullit palestinez.

Sipas ligjit të miratuar nga Knesseti, parlamenti i Izraelit, në të ardhmen çdo ndryshim i qëndrimit të qeverisë izraelite mbi statusin e Jerusalemit duhet të marrë të paktën votat e dy të tretës së deputetëve. Pra, tani kërkohet mbështetja e më shumë se 80 nga 120 deputetët e parlamentit, ndërsa më parë mjaftonte vetëm shumica e thjeshtë prej më shumë se 60 deputetësh. Analistët janë të mendimit që kjo gjë tregon forcimin e kontrollit të Izraelit mbi Jerusalemin. Pavarësisht si do të jetë struktura e qeverisë izraelite, ajo do të përballet me më shumë sfida për një kompromis të mundshëm në bisedimet paqësore lidhur me statusin e Jerusalemit. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore