Objektivat e presidentit të sapozgjedhur të Liberisë George Weah

2018-01-03 09:52:04 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i sapozgjedhur i Liberisë George Weah vendosi objektivat për mandatin e tij gjashtëvjeçar, duke deklaruar se vendi i tij duhet të nisë eksportimin e prodhimeve bujqësore dhe rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar.

"Ne jemi një komb, siç e dini, me partnerë. Jemi një vend me të ardhura që do të shkojnë për interes të popullit. Do të ndërtojmë rrugët tona, sigurisht që kemi partnerë që janë të gatshëm për t'u bashkuar me ne. Do të diskutojmë me ta për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona."

Weah fitoi mbështetje të madhe nga rinia. Ish-futbollisti i cili ka luajtur për Milanit dhe ka fituar trofeun e "Topin e Artë" mori 61.5% të votave, duke mposhtur rivalin Joseph Boakai i cili kishte vetëm 38.5% të votave.

Por, atij do t'i duhet të menaxhojë pritshmëritë ndërsa punon për rimëkëmbjen e një nga ekonomive me performancë më të dobët në Afrikë.

Liberisë i janë dashur vite për ta marrë veten nga luftërat civile që nga viti 1989-2003, ku mbetën të vrarë qindra mijëra njerëz.

Në vitet e fundit, Liberia u godit nga rënia e çmimeve në eksportet e saj kryesore, përfshi gomën dhe mineralin e hekurit si dhe nga një shpërthim i Ebolës në vitet 2014-2016.

Mbi 60 për qind e popullsisë mbahet nga prodhimet bujqësore.

Të martën, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, i përcolli një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur. Weah do të pasojë në këtë post Ellen Johnson Sirleaf, që ishte dhe presidentja e parë e grua në kontinentin afrikan. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore