Zjarret në Kaliforni, Trump shpall gjendjen e katastrofës

2018-01-03 19:51:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur gjendjen e katastrofës në Kaliforni, sipas kërkesës së guvernatorit të Kalifornisë, Jerry Brown.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri presidencial do të mundësojë dhënien e ndihmës federale për të mbështetur përpjekjet e shtetit të Kalifornisë dhe të pushtetit vendor në zonat e prekura nga zjarret.

I ashtuquajturi zjarri "Thomas", i cili filloi më 4 dhjetor 2014 në Kaliforninë Jugore, ka djegur mbi 280 mijë hektarë tokë, duke e bërë atë zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Kaliforni.

Së paku 44 veta kanë vdekur në Kaliforninë Veriore dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar si pasojë e zjarreve të muajit tetor.

Që nga fillimi i dhjetorit, në Kaliforninë Jugore kanë rënë gjashtë zjarre të mëdha, duke përfshirë edhe "Thomas"-in, të cilat kanë djegur mbi një mijë shtëpi dhe kanë shkaktuar dy të vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore