Koreja e Jugut mirëpret rihapjen e kanalit të komunikimit me Korenë e Veriut

2018-01-03 18:26:29 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut ka konfirmuar rihapjen të mërkurën të një linje telefonike me Korenë e Jugut, e cila ishte mbyllur që nga fillimi i vitit 2016.

Njoftohet se ky veprim ka për qëllim zhvillimin e diskutimeve për pjesëmarrjen e mundshme të Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore të Pyongchang-ut muajin e ardhshëm.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se është "i hapur për dialog" me Seulin për dërgimin e një ekipi verikorean në Lojërat e ardhshme Dimërore.

Presidenca e Koresë së Jugut e mirëpriti rihapjen e komunikimit me Korenë e Veriut, duke thënë se kjo mund të nxitë zhvillimin e një dialogu të rregullt midis dy Koreve. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore