Koreja e Veriut gati për pjesëmarrje në olimpiadën dimërore

2018-01-02 10:14:41 CRI Komenti juaj Printoni

Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un u shpreh në mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri se Koreja e Veriut është e gatshme të dërgojë delegacionin e saj për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Ai shtoi se për këtë ekziston mundësia e bisedimeve me Korenë e Jugut.

Kim Jong-un u shpreh se për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy Koreve dhe për të garantuar zhvillimin e mbarë të veprimtarive të mëdha duhet të niset nga zbutja e tensionit ushtarak mes dy palëve dhe nga formimi i një mjedisi paqësor. Duhet të ndalojnë të gjitha manovrat e luftës bërthamore në Gadishullin Korean dhe të mos ndërmarren veprime që kërcënojnë gadishullin.

Kjo deklaratë u mirëprit nga Koreja e Jugut. Zëdhënësja e Shtëpisë Blu Park Soo hyun tha se Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut, si palët e përfshira drejtpërdrejt, mund të gjejnë një zgjidhje për zbutjen e tensionit dhe për arritjen e paqes në Gadishullin Korean. Nëse në Pyeongchang zhvillohet një Olimpiadë e suksesshme dhe paqësore, ajo do të jetë një kontribut për paqe në Gadishullin Korean, Azinë Verilindore dhe madje në mbarë botën. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore