KS-ja e OKB-së me 6 anëtarë të rinj jo të përhershëm

2018-01-02 09:59:30 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nga 1 janari ka gjashtë anëtarë të rinj jo të përhershëm, pesë me mandat dyvjeçar dhe një me mandat njëvjeçar.

Bregu i Fildishtë, Guineja Ekuatoriale, Kuvajti, Polonia dhe Peru do të jenë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2019, ndërsa Holanda ka mandat deri në fund të vitit 2018, pasi vitin e kaluar u pajtua me Italinë për të ndarë mandat dyvjeçar.

Anëtarët e tjerë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë Kazakistani, Etiopia, Bolivia dhe Suedia.

Këshilli i Sigurimit ka gjithsej 15 anëtarë, nga të cilët Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë anëtarë të përhershëm dhe 10 anëtarët e mbetur janë jo të përhershëm. Anëtarët jo të përhershëm zgjidhen sipas një parimi rajonal për një mandat dyvjeçar dhe zëvendësohen me pesë anëtarë të tjerë dhe nuk mund të rizgjidhen. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore