Siri: Presidenti Assad urdhëron ndryshime në qeveri

2018-01-02 09:58:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti sirian Bashar al-Assad njoftohet se ka urdhëruar ndryshime në kabinetin qeverisës.

Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, Assad-i ka caktuar gjeneralin Ali Abdullah Ayyoub si ministrin e ri të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Fahd Jassem al-Freij-in, i cili e ka mbajtur këtë post që nga viti 2012.

Presidenti gjithashtu emëroi Emad Sara-n, drejtorin e televizionit shtetëror, si ministër të Informacionit.

Muhammed Mazen Ali Youssef do të jetë ministër i Industrisë.

SANA nuk komentoi arsyet e këtyre ndryshimeve.

Ristrukturimi i kabinetit ndodh teksa trupat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre kanë bërë përparime në terren gjatë dy vjetëve të fundit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore