Kinë, përfundon reforma e sistemit korporativ

2018-01-01 10:53:23 CRI Komenti juaj Printoni

Njoftohet se ndërmarrjet kryesore shtetërore të Kinës përfunduan reformën e sistemit të tyre korporativ.

Sipas Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore, të 69 ndërmarrjeve të kontrolluara nga qendra u është miratuar plani i tyre mbi reformën dhe regjistrimi i biznesit të tyre ka përfunduar.

Reforma gjithashtu përfundoi për më shumë se 2,500 filiale të këtyre ndërmarrjeve.

Komisioni tha se sistemi i ri u ka hequr atyre funksionet qeveritare për t'u bërë kompani apo korporata me detyrime të kufizuara.

Reforma e ndërmarrjeve shtetërore kineze gjithashtu ka adresuar mbikapacitetin, menaxhimin e dobët dhe produktivitetin e ulët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore