Jemen, mbi 20 viktima në sulm ajror nga Arabia Saudite

2017-12-31 10:18:30 xinhua Komenti juaj Printoni

Të paktën 20 vetë humbën jetën në një sulm ajror të drejtuar nga forcat e armatosura të Arabisë Saudite në qytetin bregdetar Hodeidah të Yemenit.

Siç mësohet, sulmi u ndërmor ndaj tre taksive pranë një restoranti plot me njerëz. Dëshmitarët vërtetuan njëkohësisht se shumë viktima ishin klientë të restorantit.

Forcat ushtarake të mbështetura nga Arabia Saudite ishin aktive në Yemen që nga marsi i vitit 2015-ë për të luftuar kundër militantëve të Houthit të ndihmuar nga Irani.

Deri tani, konfliktet përkatëse kanë shkaktuar mbi 10 mijë viktima dhe rreth 3 milionë të tjerë janë arratisur nga vendlindjet.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore