Lagarde pret një rol udhëheqës të Kinës në botë

2017-12-31 10:01:18 xinhua Komenti juaj Printoni

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e Kinës përgjatë 2017-ës, duke lavdëruar vendosmërinë e Presidentit kinez Xi Jinping për të eliminuar varfërinë deri në vitin 2020.

Sipas Legrade, FMN-ja ka parë se Kina ka bërë hapa të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.

"Kina është ndoshta vendi më me përvojë në botë përsa i përket uljes së varfërisë, gjatë 40 viteve të fundit, ajo ka reduktuar varfërinë duke nxjerrë nga varfëria qindra miliona njerëz ".

Lagarde gjithashtu mbështeti vendimin e FMN-së për të shtuar monedhën kineze RMB në shportën e re të monedhave të së Drejtës së Veçantë të Tërheqjes (SDR) vitin e kaluar.

RMB-ja u shtua në shportën e monedhave të FMN-së, të cilat përdoren nga shumë vende të tjera për të llogaritur vlerësimin e monedhës së tyre. Kjo shportë përfshin dollarin amerikan, euron, paundin britanik dhe jenin japonez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore