Presidenti i Egjiptit mban zi për viktimat e sulmit terrorist të kishës në Kajro

2017-12-30 11:43:27 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, bëri një deklaratë pas sulmit terrorist ndaj kishës së krishterë në Kajro.

Në këtë deklaratë, Sisi tha se sulmet e kësaj natyre nuk do të frikësojnë popullin egjiptian në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti egjiptian gjithashtu i kërkoi shtetit të tij që të japë mbështetje maksimale për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve.

Të paktën dhjetë vetë u vranë në një shkëmbim zjarri jashtë Kishës Koptike ditën e premte.

Raportet thonë se njeriu i armatosur mund të jetë ndër personat e vrarë.

Dyshimet fillestare për këtë sulm terrorist janë hedhur mbi një grup Sinai që është besnik ndaj Shtetit Islamik, i cili gjatë viteve të fundit ka vrarë dhjetëra të krishterë në të gjithë vendin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore