Itali: Shpërndahet parlamenti, vendi drejt zgjedhjeve të reja

2017-12-29 19:39:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria italiane ka përcaktuar 4 marsin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Vendimi u mor pasi presidenti Sergio Mattarella shpërndau zyrtarisht parlamentin pas takimeve me kryeministrin Paolo Gentiloni dhe kryetarët e të dy dhomave të parlamentit.

Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike e Italisë ka mbijetuar në mandatin e saj të plotë pesëvjeçar, por e udhëhequr nga tre kryeministra.

Enrico Letta u rrëzua prej një manovre politike nga Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen pas një referendumi të dështuar, duke i dhënë vitin e kaluar drejtimin e qeverisë Gentilonit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore