Rusi: Vendimi i Japonisë për "Aegis" do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe

2017-12-29 10:03:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha të enjten se vendimi i Japonisë për dislokimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat "Aegis" do të ushtrojë ndikimin negativ mbi marrëdhëniet ruso-japoneze.

Zakharova shprehu në një konferencë shtypi keqardhje dhe shqetësimin për këtë vendim të Japonisë dhe tha se ky veprim bie në kundërshtim me përpjekjet për të siguruar paqen dhe të stabilitetin në rajon. Veprimet e tilla të Japonisë do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Japonisë, përfshirë në nënshkrimin e traktatit të paqes.

Qeveria japoneze miratoi më 19 dhjetor një rezolutë, ku vendosi të importojë nga ShBA-ja dy sisteme me bazën tokësore të mbrojtjes nga raketat "Aegis", të cilat pritet të futen në shërbim rreth vitit 2023. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore