Shpërthim vetëvrasës në Kabul, 41 viktima

2017-12-29 09:47:13 CRI Komenti juaj Printoni

Një shpërthim vetëvrasës shkaktoi të enjten 41 viktima dhe 84 të plagosur përveç sulmuesve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. "Shteti Islamik" mori përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë.

Po atë ditë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Wahid Majroh bëri të ditur se në mesin e viktimave përfshihen 4 gra dhe 2 fëmijë dhe shumica e të plagosurve kanë marrë djegie të rënda. Deri tani, 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sulmuesi vetëvrasës, ka shpërthyer bombën pasi hyrë në ndërtesën e një qendre kulturore ku gjendet edhe agjencia e lajmeve e quajtur Ava.

Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se pas sulmit të parë kanë shpërthyer edhe dy bomba të tjera të vendosura në afërsi të qendrës kulturore.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, dhe misioni i ndihmës i OKB-së në Afganistan dënuan ashpër sulmin terrorist ndaj banorëve të thjeshtë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore