ShBA-ja dhe Turqia rifillojnë shërbimin e plotë të vizave

2017-12-29 09:40:10 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja dhe Turqia shpallën të enjten rifillimin e plotë të shërbimit të vizave mes dy vendeve, duke i dhënë fund krizës tremujore për çështjen e vizave.

Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh në një deklaratë se qysh nga tetori, qeveria turke ka mbajtur premtimin që i ka bërë Uashingtonit se asnjë punonjës tjetër turk i misioneve diplomatike amerikane në Turqi nuk do të hetohet dhe asnjë punonjës turk i këtyre misioneve nuk do të arrestohet për arsye që lidhen me zbatimin e detyrave të tyre zyrtare. Ambasada turke në ShBA njoftoi rifillimin e plotë të shërbimit të vizave, por mohoi se Ankaraja i ka bërë premtime të tilla Uashingtonit dhe e akuzoi palën amerikane se i ka dhënë "informacion të gabuar" publikut turk dhe atij amerikan. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore