Ukrainë: Qeveria dhe rebelët bëjnë shkëmbim të madh robërish

2017-12-28 20:14:11 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Ukrainës dhe rebelët e armatosur në Ukrainën Lindore bënë të mërkurën një shkëmbim të madh robërish. Kievi liroi 238 veta në këmbim të 74 të burgosurve të mbajtur nga rebelët.

Marrëveshja e shkëmbimit të robërve u arrit më 29 nëntor në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, pas bisedimeve të grupit trepalësh për problemin e Ukrainës (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Ukraina dhe Rusia).

Sipas njoftimeve të medias vendore, qeveria ukrainase i shkëmbeu robërit përkatësisht me republikat e vetëshpallura të Luhanskut e Donetskut.

Qysh nga shpërthimi i konfliktit të armatosur në rajonin lindor të Ukrainës në prill të vitit 2014, të dyja palët kanë shkëmbyer shpesh robër, por nuk është bërë shkëmbimi i plotë i tyre. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore