Moska akuzon Uashingtonin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale ruse

2017-12-28 19:37:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa ShBA-ja po heton shkallën e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, Moska e ka akuzuar Uashingtonin se ka filluar një fushatë ndërhyrjeje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi.

Akuzat fokusohen tek kritiku më i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, i cili ka mbledhur rreth vetes një numër të madh njerëzish, veçanërisht në mesin e të rinjve, falë hetimeve mbi korrupsionin e dyshuar të disa prej zyrtarëve më të lartë të Rusisë.

Organi më i lartë zgjedhor i Rusisë e ka ndaluar zyrtarisht udhëheqësin e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, për shkak të një dënimi të mëparshëm penal.

Departamenti i Shtetit ka shprehur shqetësimin për "kufizimin e zërave të pavarur".

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore