Koreja e Veriut: Sanksionet e reja të OKB-së, akt lufte

2017-12-25 19:09:29 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut i ka quajtur sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara ndaj këtij vendi si një "akt lufte".

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se masat ishin barasvlerësi i një bllokadë të gjithanshme ekonomike, duke përsëritur se armët bërthamore kanë për qëllim vetëmbrojtjen përballë ShBA-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione të reja të premten e kaluar në përgjigje të provave raketore të Phenianit.

Sanksionet përfshijnë uljen e eksportit të naftës në Korenë e Veriut me 90 për qind dhe riatdhesimin brenda dy vjetësh të të gjithë qytetarëve të Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit.

Koreja e Veriut është tashmë subjekt i një vargu sanksionesh nga ShBA-ja, OKB-ja dhe BE-ja. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore