Turqi, shkarkohen 2700 veta në lidhje me grushtin e shtetit

2017-12-25 10:34:34 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas dy dekreteve të shpallura të dielën nga qeveria turke, mbi 2700 ushtarakë, punonjës së policisë, xhandarmërisë e të Rojës Bregdetare janë shkarkuar nga detyra, lidhur me grushtin e shtetit të dështuar në korrikun e vitit të kaluar.

Në dekrete thuhet se këta persona kanë lidhje me organizata terroriste ose organizata që kërcënojnë sigurinë kombëtare, ose kanë qenë anëtarë të këtyre organizatave. Ndër ta, mbi 630 janë pjesëtarë të forcave të armatosura turke.

Në dekrete njoftohet gjithashtu kthimi në punë i 115 vetave të shkarkuar më parë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore