Kryeministri italian propozon vendosjen e trupave ushtarake në Niger

2017-12-25 10:04:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Italisë Paolo Gentiloni propozoi vendosjen e një force ushtarake në Niger gjatë muajve të ardhshëm për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore dhe terrorizmin.

Gentiloni theksoi se Parlamentit italian do t'i kërkohet të miratojë transferimin e disa prej trupave nga Iraku në Niger.

"Kjo është një nga arsyet pse një pjesë e trupave që ndodhen në Irak do të vendosen në Niger, ky është një propozim që qeveria do t'ja paraqesë parlamentit, kështu që në muajt e ardhshëm trupat të nisin një mision që synon stabilizimin e atij vendi dhe në mposhtjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të terrorizmit."

Në njoftimin e tij, Gentiloni nuk dha hollësi për numrin e trupave që do të vendosen në Niger.

Ai beson se prania e ushtrisë italiane në Irak mund të ulet pas fitores kundër militantëve të IS-it.

Niger është pjesë e itinerarit kryesor të trafikimit të emigrantëve.

Italia i ka bërë thirrje të vazhdueshme Afrikës për të luftuar trafikimin e emigrantëve në Libi që shkojnë drejt Europës. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore