Rusia: Shitja e armëve Ukrainës shkel "vijën e kuqe"

2017-12-24 10:15:02 CRI Komenti juaj Printoni
Zv-ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u shpreh të shtunën se vendimi i SHBA-së për t'i shitur armë Ukrainës shkel "vijën e kuqe" dhe se Rusia do të kundërpërgjigjet.

Ryabkov nënvizoi se SHBA-ja nuk është ndërmjetësuese në problemin e Ukrainës, por është një bashkëfajtore.

Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh të premten se SHBA-ja do t'i japë Ukrainës armë për të forcuar aftësinë e mbrojtjes. Njëkohësisht SHBA-ja vijon ta përkrahë zgjidhjen e problemit të Ukrainës Lindore nëpërmjet Marrëveshjes së Minskut. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore