Putin:Rusia nuk kërkon konfrontime me vendet e tjera

2017-12-24 10:11:43 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar zyrtarisht partinë e tij se do të rikandidojë për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Duke ju drejtuar partisë "Rusia e Bashkuar" të shtunën, Putin tha se synon të gjejë më shumë nxitës për biznesin, të luftojë korrupsionin dhe të shtojë burimet shtesë në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe arsimor në vend.

Putin u zgjodh president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000 dhe u rizgjodh në 2004-ën. Ai shërbeu si kryeministër në periudhën 2008-2012. Në vitin 2012, ai u rizgjodh president i Rusisë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të mbahen në muajin mars. Fushata zgjedhore do të fillojë në fund të dhjetorit.

Vlerësimet mbi miratimin e Putinit si president i ardhshëm përbëjnë aktualisht 80 për qind, duke shtuar gjasat për një mandat të 4-t. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore