Macron:Franca do ta njohë shtetin e Palestinës "në kohën e duhur"

2017-12-23 10:24:17 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës "në kohën e duhur," dhe jo nën presion, duke theksuar zgjidhjen e dy shteteve.

Macron i tha këto pas takimit me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Paris.

Nga ana e tij, Abbas theksoi se palestinezët nuk do të pranojnë asnjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga SHBA-ja. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore