Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votojë për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

2017-12-22 17:53:11 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara planifikoi të premten një votë për vendosjen e sanksioneve të reja të propozuara kundër Koresë së Veriut pas lëshimit të raketave të saj balistike muajin e kaluar.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara u shpërnda mes anëtarëve të këshillit ditën e enjte.

Rezoluta ka për qëllim të ndalojë gati 90 përqind të eksportit të produkteve të naftës së rafinuara në Korenë e Veriut, duke vendosur një kufi prej 500.000 fuçish në vit.

Ajo gjithashtu kufizon eksportet e naftës së papërpunuar drejt Koresë së Veriut me 4 milionë fuçi në vit.

Drafti i hartuar kërkon riatdhesimin e punëtorëve jashtë Koresë së Veriut brenda një periudhe kohore 12 mujore.

Projekt-rezoluta gjithashtu ndalon eksportin e produkteve bazë nga Koreja e Veriut si dhe furnizimin e pajisjeve industriale drejt vendit.

Peniani testoi në fund të nëntorit një raketë balistike ndërkontinentale të prodhuar rishtazi, por komuniteti ndërkombëtar e dënoi këtë akt të Koresë së Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore