Rusia, kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të reja të ShBA-së

2017-12-22 10:21:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se Rusia po përgatitet t'u kundërpërgjigjet sanksioneve të reja të ShBA-së.

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov dhe katër të tjerëve për shkelje të të drejtave të njeriut sipas një ligji të vitit 2012.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov ka thënë se ka shumë gjasa që të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u shpreh nga ana e saj se sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj pesë rusëve e çeçenëve janë të pabaza dhe se Moska do të kundërpërgjigjet me sanksione të fshehta:

"Kjo, sigurisht, duket mjaft groteske, sepse nuk bazohet në asnjë lloj realiteti. Fatkeqësisht, ne duhet të konfirmojmë edhe një herë pozitën tonë, se këto hapa do të pasohen nga masa kundërpërgjigjeje."

Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se aktualisht ShBA-ja ka vendosur sansksione mbi rreth 200 qytetarë rusë dhe më shumë se 400 subjekte juridike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore