Zv./ministri, marrëveshja doganore me Kinën do të ndihmojë qarkullin e mallrave

2017-12-18 10:20:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria dhe Kina nënshkruan në 27 nëntor të këtij viti një marrëveshje të ndërsjellë për bashkëpunimi mes administratave doganore, e cila sipas zv./ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, do të ndihmojë për parandalimin, hetimin dhe luftën kundër shkelësve të legjislacionit doganor dhe dënimin e tyre.

Marrëveshja mes administratave doganore është realizuar me nismën e palës shqiptare që në vitin 2009 .

Zv./ministri Xhafaj shton se kjo marrëveshje përfshin edhe shkëmbimin e informacioneve dhe dokumentacioneve përkatëse lidhur me detyrimet doganore, taksat e import/eksportit, tarifave dhe detyrimeve të veçanta që lidhen me përcaktimin e vlerës së mallit për qëllime doganore dhe klasifikim tarifor.

Autoritetet shqiptare presin që kjo marrëveshje të ndihmoje për institucionalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin dhe koordinimin e veprimeve në luftën kundër evazionit fiskal dhe lehtësimin e lëvizjes së ligjshme të mallrave. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli